Cikalleshi & Asani përpara Polonisë: Është ndeshje e vështirë, por në Varshavë do të luajmë për fitore

Futbollistët shqiptar, Asani dhe Cikalleshi kanë shprehur objektivat që kanë për sfidën ndaj polakëve, që do të luhet në Varshavë më 27 mars

Përfaqësuesja e Shqipërisë të hënën ka nisur zyrtarisht grumbullimin për ndeshjen e parë të ciklit kualifikues të “Euro 2024”.

Optimizmi ishte i madh në kampin kuqezi para sfidës me Poloninë.

Ndërsa sulmuesi shqiptar Sokol Çikalleshi është i bindur në fitore.

Për Shqipërinë është ndeshja e vetme që do ta luajë këtë muaj në kuadër të kualifikimeve, ndërsa Çikalleshi thotë se synimi është që këtë cikël ta nisin me këmbë të mbarë, me fitore.

Ai ka pranuar se ndeshja kundër Polonisë do të jetë shumë e vështirë, por ka shtuar se ka besim në grupin e lojtarëve.

“Tani fillon një edicion i ri për ne. Aq më tepër që ndeshja e parë është një nga ndeshjet më të vështira. Polonia është ekipi më i fortë, por unë besoj në grupin dhe jam optimist se këto kualifikime do t’i nisim mbarë. E them këtë pasi nëse marrim rezultat pozitiv në Poloni, atëherë gjërat mund të thjeshtësohen disi për ne drejt kualifikimit në Evropian”, është shprehur Çikalleshi.

Sulmuesi thotë se rezultati pozitiv ndaj Polonisë është shumë i rëndësishëm, përfshirë këtu edhe barazimin.

Ndërkohë sa i përket përzgjedhësit të ri, Sylvinho, Çikalleshi është i bindur se braziliani do të jetë në gjendje ta bëjë gati ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi ka një javë në dispozicion për një gjë të tillë.

“Ai sapo ka ardhur dhe do të ketë kohën e nevojshme këtë javë. Do të njihemi më mirë dhe besoj se sikurse ne ashtu edhe trajneri kërkon më të mirën ndaj Polonisë dhe do të na përgatisë në mënyrën më të mirë të mundshme për këtë ndeshje. Fitorja në Varshavë mund të na japë shtysën dhe vetëbesimin e nevojshëm për kualifikim”, është shprehur Çikalleshi.

“Pavarësisht kundërshtarit në fushë, ne do të futemi për ta fituar ndeshjen. Opsioni i parë është fitorja, por duke qenë se përballemi me rivalin direkt për pozitën e parë në grup, atëherë edhe barazimi mund të jetë si plan B. Megjithatë, ne do të shkojmë për fitore”.

Krahas Çikalleshit, optimizmin e tij para duelit me Poloninë e ka shprehur edhe Jasir Asani.

I ftuar rishtazi, Asani nuk e fsheh kënaqësinë e përfaqësimit të Shqipërisë në këtë ndeshje të rëndësishme. Edhe Asani insistoi se synojnë pikët e plota në Varshavë.

Ndër të tjera, Asani ka theksuar se “Jam i gëzuar që jam ftuar dhe do të jap maksimumin për ta ndihmuar ekipin që të arrijë një rezultat pozitiv. Do të tentojmë të fitojmë dhe shpresojmë të kthehemi me një rezultat të favorshëm. Është e rëndësishme që të bëjmë të pamundurën për të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, pasi do ta nisnim këtë cikël siç është më së miri”.

“Në fushë do të futemi për fitore dhe mendoj se do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk do të jetë lehtë, pasi është ndeshja e parë, por besoj se do të jemi plotësisht të gatshëm për rezultat pozitiv”.

Si Çikalleshi ashtu edhe Asani kanë pranuar se grupi nuk është i lehtë, por kanë shtuar se tani për tani fokusi është te përballja me Poloninë, përpara se të mendojnë për kundërshtarët e tjerë. Krahas Polonisë, në këto kualifikime të “Evropianit 2024”, Shqipëria do të përballet edhe me Çekinë, Ishujt Faroe e Moldavinë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika