Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka reaguar me një postim në facebook ndaj interpretimit të këngës së “Bareshës” nga Nexhmije Pagarusha, e interpretuar nga Filharmonia e Kosovës në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali.
Ai ka shkruar në facebook “Tinguj të muzikës shqipe në Lisbonë. Performancë e mahnitshme nga Filharmonia e Kosovës”.
Në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali, pas koncertit në Lisbonë, Filharmonia e Kosovës do të udhëtojë për në qytetin verior të Portugalisë, Braga.
Në qytetin e njohur veçmas për trashëgiminë kulturore e religjioze, Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncertin e njëjtë në Katedralen e qytetit. Koncerti do të mbahet në mbrëmjen e 22 marsit.