Themeluesi i grupit të tifozëve “Torcida” fton qytetarët të marshojnë kundër Gjykatës Speciale

Protesta e organizuar nga iniciativa “Lira ka emër” është mbështetur edhe nga themeluesi i grupit të tifozëve "Torcida", Shefqet Begu, i cili ka ftuar qytetarët që të marshojnë kundër Gjykatës Speciale, në shenjë solidarizimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Themeluesi i grupit të tifozëve “Torcida”, Shefqet Begu ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që më 2 prill, nga ora 14:00, të jenë në Prishtinë për t’iu bashkuar marshimit për drejtësi kundër Gjykatës Speciale në mbështetje të ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai i ka quajtur ish-udhëheqësit e UÇK-së simbol të luftës së pastër dhe, sipas tij, shqiptarët e kanë obligim ta mbrojnë këtë të vërtetë historike me përkushtim deri në vendosjen e drejtësisë.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë, janë çlirimtarët tanë, janë simbol i luftës së pastër të UÇK-së, dhe ne e kemi për obligim që ta mbrojmë me përkushtim këtë të vërtetë historike derisa drejtësia të vihet në vend”, ka thënë Begu.

Kujtojmë se, të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër” organizon marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë sonë të re.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika