Haxhiu: Reforma sociale do të krijojë një sistem të qëndrueshëm financiar

Albulena Haxhiu, ministrje e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në konferencën e dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale “Profesionistët e punës sociale në sistemin e mbrojtjes sociale. Perspektiva dhe sfida të punës sociale dhe të profesionistëve të punës sociale”.

Në fjalën e saj, Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë është duke punuar në projektligjin e ri për Shërbime Sociale, i cili pritet të hyjë në program legjislativ më së largu në muajin qershor, e që pritet t’i hapë rrugë hartimit të akteve të tjera nënligjore të cilat rregullojnë fushën e këtyre shërbimeve.

“Ideja jonë është që gjatë reformës sociale të krijojmë një sistem të qëndrueshëm të financimit me qëllim që kategoritë në nevojë sociale të marrin shërbimet sociale të nevojshme, e shpeshherë edhe të domosdoshme”, tha ministrja Haxhiu.

Në njoftimin e MD-së, thuhet se projektligji do të krijojë sistem të qëndrueshëm financiar për institucionet që ofrojnë shërbime sociale.

“… përmes këtij projektligji do të krijohet një sistem i qëndrueshëm financiar për institucionet që ofrojnë shërbime sociale, në veçanti të strehimoreve dhe qendrave të përkujdesit ditor për kategori të ndryshme si: fëmijë në gjendje rruge, fëmijë në punë të rënda, fëmijë viktima të dhunës seksuale, fëmijë dhe të rinj viktima të përdorimit të narkotikëve, të moshuarve pa përkujdesje familjare dhe fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuar etj”, thuhet në njoftim

Gjatë kësaj konference, ministrja Haxhiu tha se qasja bashkëpunuese në mes të Qeverisë, Ministrisë dhe shoqërisë civile, do të sjellë reformë të mirëfilltë të shërbimeve sociale.

Po ashtu, ministrja Haxhiu tregoi se në kuadër të reformës për shërbimet sociale, ka themeluar Grupin Punues për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për gjendjen e Qendrave për Punë Sociale si dhe janë realizuar një sërë vizitash në institucionet strehuese për viktimat e dhunës dhe fëmijët.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika