Partia Socialdemokrate ka vazhduar me protestat e tyre simbolike, kundër marrëveshjes së fundit Kosovë – Serbi.
Kësaj here, ata e kanë vendosur një poster të kryeministrit Kurti, të paraqitur si karakteri i animuar “Pinokio”, i cili si personazh sa herë që gënjen i rritet hunda.
Po ashtu, ata kanë bërë thirrje që të protestohet më datën 25 mars kundër marrëveshjes së Ohrit.
“Protesto kundër marrëveshjes! Kundër mashtrimit!”, thuhet në posterin e vendosur mbi urë.
Një ditë më parë, PSD kishte mbajtur aksion simbolik në sheshet e Prishtinës, me shkrime “Albin Zajednica”.