Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, të martën e 21 marsit.
Në këtë konferencë për media, Hyseni ka paraqitur tri raste të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të pasurisë publike.
Ai tha se nuk janë marrë me të kaluarën, “por as nuk e kanë harruar atë”.
Për rastin e parë, Hyseni ka dekaruar se ka të bëjë me diferencën mes faturave të paraqitura dhe gjendjes faktike të inventarit në QKMF, ndërkaq për dy rastet e tjera theksoi se kanë të bëjnë me shpronësimet.
“Tashmë janë bërë më shumë së 1 vit qeverisje, ndërkaq nuk jemi marrë me të kaluarën, por as nuk e kemi harruar atë. Nuk do të lejojmë që e kaluara të ikë pa përgjegjësi kur kemi persona e njerëz, të cilët janë edhe të përgjegjshëm edhe fajtorë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.