Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën e 21 marsit, në autostradën “Arben Xhaferi”, janë shqiptuar 20 gjoba për tejkalim të shpejtësisë.
Njësia për Kontroll të Autostradave në vazhdim të implementimit të planeve operative, nga ora 09:30 deri 12:00 ka realizuar kontroll të shtuar në matjen e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve në autostradën “Arben Xhaferi”.
“Me ç’rast ka shqiptuar 20 gjoba për tejkalim shpejtësie, ku në zonën e kufizimit të shpejtësisë 120 km/h janë identifikuar shoferë duke drejtuar mjetet me shpejtësi 223 km/h dhe 236 km/h, të njëjtit janë gjobitur me nga 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, njofton Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka theksuar se apelon te pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, t’i respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës për të pasur një siguri më të madhe në trafik.