Gashi për raportin e DASh-it: Një konstatim i gjendjes reale në Kosovë

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Kreshnik Gashi nga BIRN ka deklaruar se ajo çka konstaton raporti i DASh-it është dështimi në krjimin e mekanizmave të sigurt që do ta luftonin korrupsionin. Sipas tij, raporti është një konstatim i gjendjes reale në Kosovë, i cili nuk paraqet ndonjë risi

Kreshnik Gashi, BIRN
Kreshnik Gashi, BIRN

Kreshnik Gashi nga BIRN ka thënë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit paraqet një konstatim të gjendjes reale në Kosovë.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Gashi ka deklaruar se në tërësi raporti i lartëpërmendur  paraqet një citim të avokatit të popullit, që, sipas tij, është një njohje e mirë nga ana e DASH-it. Ai thekson se ky raport konstaton një dështim të institucioneve karshi parandalimit të korrupsionit.

“Raporti është një konstatim i gjendjes reale në Kosovë dhe nuk është ndonjë risi, për shkak se nëse lexohet raporti si tërësi është njëfarë forme pasqyrë e të gjitha të gjeturave që i ka pasur edhe shoqëria civile, por edhe mekanizmat monitorues të të drejtave të njeriut në Kosovë. Pra, nëse lexohet raporti në tërësi, pjesa më e madhe e tij është citim i raporteve të avokatit të popullit dhe është një njohje shumë e mirë e mekanizmit prej DASH, i cili po e vlerëson punën e avokatit të popullit në trajtimin e çëshjteve të të drejtave të njeriut”, ka deklaruar ai, gjersa ka theksuar se “Ajo që raporti konstaton, në vazhdimësi, pra nuk është çështje e raportit, por në vazhdimësi është dështimi në luftën e korrupsionit, është dështimi në krjimin e mekanizmave të sigurt që do ta luftonin korrupsionin…dhe, po ashtu, dështimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë për të garantuar gjykimet e shpejta në kohë të arysyeshme dhe gjykime të drejta për palët që janë në procese gjyqësore”.

Krahas kësaj, ai ka deklaruar se pjesë sfiduese mbetet plani për krijimin e një mekanizmi për t’i adresuar problemet e thëna nga raporti i DASH-it.

“Ajo e cila për mua është sfiduese dhe bukur problematike është fakti se ne ende nuk po mund të shohim një plan të veprimit për të arritur ta trajtojmë në mënyrë strukturore gabimet, të cilat ndodhin në çështjen e të drejtave të njeriut dhe në luftimin e korrupsionit dhe të arrijmë të ndërtojmë mekanizma kredibilë dhe seriozë për t’i adresuar problematikat, të cilat i nënvizon ky raport”, ka deklaruar ai.

Korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë përmendur si disa prej probleme më serioze në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, në pjesën për Kosovën.

Probleme të tjera në raportin për vitin 2022, përfshijnë edhe format e tjera të dhunës, si dhe krime apo kërcënime ndaj minoriteve etnike e grupeve të tjera të margjinalizuara.

DASh: Korrupsioni qeveritar dhe dhuna me bazë gjinore, ndër problemet kyçe në Kosovë

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika