Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, nga gjithsej 638 testime.
Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), përgjatë 24 orëve të fundit.
Këto të dhëna kanë treguar se të shëruar janë 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 528. Gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë i vdekur.
Në total numri i rasteve aktive në vend sipas IKShPK-së është 428.
Gjithashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë vetëm 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.