Erdogan kandidon zyrtarisht në zgjedhjet e 14 majit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe aleatët e tij nacionalistë, kanë kandiduar edhe zyrtarisht për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 majit, me synim që të fitojnë edhe një mandat në pushtet.

Ky vendim ka nxitur debate të nxehta rreth asaj nëse kushtetuta ia lejon Erdoganit një mandat të tretë.

“Ligjërisht është e pamundshme që Erdogan të kandidojë sërish”, ka thënë politikani opozitar, Idris Sahin, të martën, duke shtuar se partia e tij DEVA do ta apelojë kandidaturën e Erdoganit, shkruan REL.

Sipas Kushtetutës së Turqisë, një mandat presidencial zgjat pesë vjet dhe një president mund të ketë maksimum dy mandate.

Erdogan është zgjedhur fillimisht president më 2014 dhe më pas është rizgjedhur më 2018.

Ai argumenton se kandidatura e tij është ligjore, pasi ligji për dy mandate në pushtet ka hyrë në fuqi më 2017, prandaj mandati i parë nuk numërohet.

Shumë vëzhgues i konsiderojnë zgjedhjet e majit si një prej proceseve zgjedhore më kritike në historinë e Turqisë.

Pas gati 20 vjetësh në pushtet, Erdogani do të garojë në kohën e vështirësive më të mëdha ekonomike në dekada, pa harruar edhe dëmet që kanë shkaktuar tërmetet e muajit të kaluar.

Rivali kryesor i Erdoganit është lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kılıçdaroğlu, i cili përkrahet nga pesë parti të tjera opozitare, prandaj edhe i ka rritur shpresat e shumë votuesve për mposhtje të Erdoganit.

Institucionet përgjegjëse për zgjedhje do ta publikojnë listën finale të kandidatëve për president më 31 mars.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika