Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Fatmir Humolli, është parë i ulur ndaras nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Kuvendit të Kosovës të mërkurën e 22 marsit.
Ndërsa, për këtë është pyetur dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por ky i fundi as nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar një gjë të tillë, por ai vetëm ka thënë që ende nuk është takuar me deputetin Humolli.
Ndërsa, Humolli është ulur afër deputetëve të opozitës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Portali Dukagjini e ka kontaktuar deputetin Humolli, por ai nuk është lajmëruar për ta konfirmuar ose mohuar largimin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje.
Lidhur me largimin e Humollit nga Lëvizja Vetëvendosje, Portali Dukagjini ka raportuar një ditë më parë.