Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar një video për dy vjet të qeverisjes së vendit nga kryeministri Albin Kurti.
Në videon e publikuar nga kreu i PDK-së shihet ironia dhe mungesa e sukseseve të qeverisjes, ndërsa shpërfaqen “skandalet” dhe “aferat e qeverisë Kurti” në dyvjetorin e saj.
Po ashtu, Krasniqi ka shkruar se këto dy vite të Kurtit kanë qenë dy vjet me arsyetime dhe dy vjet me dështime.
“Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime”, ka shkruar Krasniqi.
Ndërkaq, në video përmenden ngjarjet e ndodhura gjatë qeverisjes së Kurtit, duke filluar nga zhdukja e mostrave të Astri Deharit, skandali me ambasadorin Martin Berishaj, marrëveshja në Ohër dhe pranimi i Kurtit për themelimin e Asociacionit e të tjera.
Më poshtë mund ta shikoni videon e publikuar nga Memli Krasniqi: