Bytyqi: Për ta mbyllur kapitullin 35, Serbia duhet ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj

Seb Bytyqi, profesor

Kapitulli 35 ka të bëjë me çështjen e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me fqinjët, duke nënkuptuar praktikisht edhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Në lidhje me këtë, profesori Seb Bytyqi në emisionin “Five”, ka thënë se e vetmja mënyrë që Serbia ta mbyllë këtë kapitull, është që ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj.

“Sa i përket kapitullit 35, është i qartë, nuk mund t’i eliminojë kushtet e kapitullit 35 ndonjë marrëveshje tjetër paraprake që bëhet. Kur të hapet kapitulli 35 për Serbinë, e vetmja mënyrë si mund të mbyllet ai kapitull është nëse Serbia e heq Kosovën nga Kushtetuta dhe i sqaron çështjet me Kosovën”, ka thënë ai.

Tutje, Bytyqi tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është pajtuar të mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Kundërshtimin për t’u anëtarësuar Kosova në OKB, sipas Bytyqit, Serbia e bën sepse e di që Kosovës do t’i duhet kohë dhe nuk ka shumë gjasa të anëtarësohet.

Bytyqi u shpreh se tashmë është bërë rregull që Serbia të mos i respektojë marrëveshjet me Kosovën.

“E dimë pas çdo marrëveshjeje, pothuajse brenda 24 orëve, është si rregull se Serbia e shkel atë marrëveshje, kjo është e pritur, presim që edhe në të ardhmen të mos i respektojë, nuk ka asgjë të re aty”, ka thënë ai.

Sipas tij, një nga kushtet e implementimit të planit evropian është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Ai tha se pritet presion nga ShBA dhe BE, në mënyrë që marrëveshja të zbatohet sa më parë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika