Deputetët e VV-së shpjegojnë “dallimet” mes Asociacionit dhe Vetëmenaxhimit

Shndërrimi i fjalës Asociacion në "Vetëmenaxhim" të serbëve të Kosovës nga kryeministri Albin Kurti në kuadër të aneksit të zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, sipas deputetëve të VV-së, ka kuptimin e vetëqeverisjes

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj, ka deklaruar se marrëveshjet e kaluara me Serbinë do të zbatohen në nivel të vetëmenaxhimit.

Ndërsa, sa i përket deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se ka pranuar se në marrëveshjen e Ohrit ka Asociacion, ai e ka mohuar një gjë të tillë.

“Në marrëveshje ka Asociacion. Neni 10 e thotë se të dy palët duhet të zbatojnë marrëveshjet e kaluara që janë të obligueshme. Pra janë 39 marrëveshje që ngelen valide dhe të obligueshme”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për RTK-në.

Rexhaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka thënë se deklarata e tij është një lloj konkuldimi që ka një Asociacion brenda realisht vetëm obligimeve ndërkombëtare.

Por, analisti Imer Mushkolaj ka thënë se kjo është një përpjekje e dëshpëruar, pasi kryeministri thotë që ka Asociacion “ju po mundoheni me e than të kundërtën”.

Rexhaj i VV-së ka thënë se në marrëveshjen bazë të Ohrit e cila është publike por jo e nënshkruar, realisht është që të ketë një lloj tërheqje nga konteksti Asociacion ose Zajednicë, në këtë që e tha Kurti është sepse e ka bërë një propozim për vetëmenaxhim.

“Në aspektin semantik i bie që nuk është Asociacion që është bashkësi e komunave që mund të kenë kompetenca ekzekutive ose jo, dhe në anën tjetër kemi në kuptimin e vetëqeverisje. Kemi deklaratat e ndërmjetësve të dialogut të BE-së, të cilët thonë që ne nuk po kërkojnë nga Kosova që të ketë një Asociacion me kompetenca ekzekutive”, ka deklaruar ai.

“Vetëmenaxhimi nuk nënkupton Asociacion ose bashkim të komunave me kompetenca publike dhe me ndarje entike”, ka thënë tutje ai.

Ndërsa, deputetja e VV-së, Arbëresha Kryeziu ka thënë se vetëmenaxhimi nëkupton se do te jetë ofrim i shërbimeve, por Mushkolaj ka thënë se komunat i kanë edhe tash shërbimet e duhura.

“Çfarë do të jetë më shumë tani nëse nuk është bashkim e që sipas tij, i bie që bëhet  fjalë për autonomi”, ka thënë Mushkolaj.

Po ashtu, ai ka deklaruar se thelbi i kësaj është autonomia që kanë me e pas komuniteti serb në Kosovë.

Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë rënë dakord për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi gjatë një takimi në Ohër, më 18 mars, ndërsa vetë marrëveshjen, të mbështetur nga Bashkimi Evropian, e kanë pranuar në parim gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.

Marrëveshja ka 11 nene, neni 7 kërkon nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen “për të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Pika 5 e Aneksit, ndërkaq, thotë se për të zbatuar Nenin 7, Kosova do të veprojë “në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut” me Serbinë.

Në mesin e këtyre marrëveshjeve është edhe ajo e vitit 2013 për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria deri më tash, ka refuzuar ta zbatojë, me arsyetimin se rrezikon funksionalitetin e shtetit.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika