Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili të mërkurën pranoi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes së Ohrit.
“Erdha, dështova, mashtrova, pranova”, kjo i atribuohet Kurtit pas pranimit të Asociacionit, sipas Tahirit.
“ERDHA, DËSHTOVA, MASHTROVA, PRANOVA -i atribuohet Kurtit pas pranimit publik te asociacionit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Kurti gjatë të mërkurës mbrëma, në RTK, ka thënë se bazuar në Marrëveshjen e Ohrit, të arritur të shtunën e kaluar, në nenin 10 gjendet edhe Asociacioni.
“Ka Asociacion, neni 10 thotë se të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara që ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë prej 2 korrikut 2011 deri më 25 gusht 2015″, tha Kurti.