Këshilltarja e ministrit për Komunitete e Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se autoritetet serbe ia kanë ndaluar sërish vajzën në aeroportin e Beogradit.
Sipas Trajkoviq, e gjitha familja e saj është në njëlloj liste, duke theksuar se vetëm pse janë fëmijët e saj po ndalohen.
“Edhe vajza ime e dytë u ndalua në aeroportin e Beogradit gjatë daljes nga vendi, rrugës për në kongresin mjekësor rajonal. E gjithë familja është në një lloj liste pa asnjë arsye, asnjë aktivitet politik – vetëm sepse janë fëmijët e mi. Edhe sa?”, ka shkruar ajo në Twitter duke i etiketuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministren, Ana Bërnabiq dhe Qeverinë serbe.
I moja druga ćerka upravo je zadržana na beogradskom aerodromu pri izlasku iz zemlje, na putu na kongres lekara u regionu.
Cela porodica na nekakvom spisku. Bez razloga, bez političke aktivnost – samo zato jer su moja deca.
Dokle više? @predsednikrs @SerbianPM @SerbianGov
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) March 23, 2023
Edhe në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar, u ndalua njëra nga vajzat e Trajkoviq në aeroport, kur po udhëtonte për në Londër.
“Dhe përsëri, rrugës për në Londër vajza u ndalua sërish në aeroportin e Beogradit. Një qytetare e thjeshtë, shtetase britanike, e gjitha kjo për shkak të tekave të një njeriu. Ajo u lirua vetëm pas ndërhyrjes së zyrës së jashtme për udhëtime të Britanisë (FCDO). I falënderoj ata që i mësuan Serbisë sesi të respektojë qytetarët e saj”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.