Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në seancën e së enjtes i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me dykuptimësinë e nocioneve të përdorura për Asociacionin edhe autonomisë se mund t’i thuhet vetëmenaxhim por mbetet autonomi, pra nuk ndryshon substanca.
Ai ka ironizuar me Kurtin duke i thënë se edhe qershive mund t’u thotë dredhëza, por mbeten qershi.
“Autonomisë mundesh me thënë vetëmenaxhim ama mbetet autonomi, nuk ndryshon substanca, mundesh me ju thon qershiave dredhëza, amo ato mbeten qashtu”, ka thënë Krasniqi.