PSD shkruan në veturën e Konjufcës, Molliqaj: Edhe ksi edhe asi, kështu lexohen qëndrimet e tij

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ku në veturën e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, kanë shkruar “edhe asi”, “edhe ksi”.

Ky aksion i PSD-së vjen pasi kryeparlamentari Konjufca pati deklaruar se ai nuk është pro asnjë Asociacioni, qoftë me apo pa kompetenca ekzekutive.

Kryetari i PSD-së ka thënë se në këtë mënyrë lexohen qëndrimet e kryeparlamentarit Konjufca.

“Ky është Glauku i shpërfytyruar. Edhe ksi edhe asi”: kjo është parrulla që kemi shkruar në njërin nga xhipat e Glauk Konjufcës. Kështu lexohen qëndrimet e tij. Pasi ta degjosh deklarimin, përmbyse atë dhe kështu del e vërteta e tij. Ky është Glauku i shpërfytyruar”, shkroi ai në Facebook.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika