Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili këtë moment e ka quajtur historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian.
“Sot, vizitova në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, William Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, shkroi Pacolli në Facebook.