Një person i dyshuar për veprën penale “Tentim dhunimi” është arrestuar të enjten e 23 marsit.
Në një komunikatë për media nga Policia e Kosovës thuhet se nё stacionin Policor nё Istog ka ardhur prindi i viktimёs sё bashku me të miturën, e cila ka deklaruar se më 21 shkurt të vitit 2023, njё person i rritur ka tentuar ta dhunojë.
Policia menjëherë ka marrё masat adekuate, duke intervistuar viktimёn nё prezencёn e punёtorit pёr punё sociale, psikologut dhe mbrojtësit tё viktimave.
“I dyshuari ёshtё kontaktuar nga Policia, mirëpo i njëjti nuk ёshtё lajmёruar, sot me datё 23.03.2023 ёshtё arrestuar i dyshuari”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48-orё.