Abazi – Kurtit: Ndihem i ofenduar kur i përmendni aktivistët e dorëhequr të VV-së

Sipas deputetit të VV-së Haki Abazi, qëllimi i marrëveshjes nuk ka qenë njohja nga Serbia, por njohja nga pesë vendet anëtare të BE-së, por që kjo nuk ka ndodhur. Ai ka thënë se po thuhet se kjo është një arritje, një "njohje de fakto", por sipas tij njohja në fakt e Kosovës ka ndodh më 2010, kur GJND kishte thënë se "shpallja e pavarësisë nga Kosova nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare"

Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Kosovës

Deputeti Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me marrëveshjen e fundit me Serbinë.

Abazi, tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje do të ishte në opozitë, do të gjuante gaz lotsjellës për ta penguar marrëveshjen e arritur në Ohër.

“Ndjehem i ofenduar kur përmendni aktivistët e dorëhequr të LVV-së, sepse Rrustemi ka të drejtë, ndoshta opozita kishin festua për këtë marrëveshje, por LVV dhe aktivistët do gjuanin gaz lotsjellës, kishin rrotullua makina, kishin bërë gjëra që e kishin pengu realizimin e kësaj marrëveshje”, ka thënë ai.

Tutje, Abazi, tha se në Kosovë ka vdekur demokracia, teksa shtoi se Qeveria e Kosovës në krye me Kurtin, nuk ka zhvilluar debate në mënyrë që të evitohej oferta e BE-së, merre ose lëre.

“Demokracia ka vdekur, sepse kërkoj nga kryeministri, kur është bërë debati me ekspertët njerëzit e njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare ku është bërë demokracia për opsionet e demokracitë që është dashtë të mbahen të mbyllura, por megjithatë kemi mujt me pas proces që do ta ndërtonte strategjinë lobimin edhe në Amerikë edhe në Evropë, që mos me ardh në situatën merre ose lëre”, ka thënë ai.

Abazi, tha se LVV-ja i ka shkelur kauzat me të cilat ka ardhur në pushtet.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika