Në dy muajt e parë të vitit, mbi 2 mijë e 700 aksidente në vend – shkaktari kryesor faktori njeri

Aksidentet në Kosovë tashmë janë kthyer në diçka të zakonshme duke marrë parasysh se sa shpesh ato ndodhin. Në disa të dhëna të Policisë së Kosovë të dërguara për Portalin Dukagjini thuhet se në dy muajt e parë të vitit kanë ndodhur gjithsej 2 mijë e 729 aksidente

Fotografi ilustruese

Aksidentet janë ngjarje që zënë vend dhe hapësirë të madhe në përditshmërinë tonë dhe si të tilla ngjarje po rriten çdo ditë.

Vetëm në dy muajt e parë të vitit 2023 në Kosovë kanë ndodhur 2 mijë e 729 aksidente.

Në disa të dhëna që Policia e Kosovës ka dërguar për Portalin Dukagjini thuhet se në janar të vitit 2023 kanë ndodhur 5 aksidente fatale dhe në shkurt kanë ndodhur 8, gjithsej, 13 aksidente fatale.

Në janar kanë ndërruar jetë 5 persona dhe në shkurt kanë ndërruar jetë 13, gjithsej, 18 persona të vdekur si pasoj e aksidenteve rrugore.

Derisa në janar kanë ndodhur 621 aksidente me lëndime, në shkurt kanë ndodhur 427 të tilla, gjithsej, 1 mijë e 48 aksidente me lëndime.

Nga këto aksidente, në janar janë 1 mijë e 219 persona të lënduar dhe në shkurt janë 791, gjithsej, 2 mijë e 10 persona të lënduar.

Gjatë janar-shkurtit 2023 kanë ndodhur 1 mijë e 668 aksidente me dëme materiale; në janar 923 dhe në shkurt 745 sosh.

Vlen të përmendet që gjatë dymujorit të parë të vitit Policia e Kosovës ka shqiptuar  gjithsej 97 mijë e 76 gjoba.

Të dhënat e dërguara nga Policia e Kosovës për Portalin Dukagjini

Rreth këtyre aksidenteve të komunikacionit për Portalin Dukagjini ka dhënë më shumë detaje profesori dhe eksperti i komunikacionit, Muhamed Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se janë shumë arsye pse ndodhin aksidentet në trafikun rrugor.

‘Natyrisht me kalimin e viteve janë shtuar edhe arsyet e aksidenteve në rrugë. Por ne duhet të pajtohemi se arsyeja kryesore për aksidentet në trafikun rrugor janë lëshimet e faktorit njeri. Mbi bazën e hulumtimeve të deritashme në këtë fushë, del se faktori njeri është shkaktari kryesor dhe më dominant i aksidenteve në trafikun rrugor”, ka thënë Muhamed Krasniqi.

Ndërsa, sipas tij, faktori “mjet” dhe “rrugë” merr pjesë më pak numerikisht në shkaktimin e aksidenteve rrugore dhe se pas këtyre tre shkaktarëve, pastaj mund të renditen edhe kontribuuesit e tjerë të këtyre aksidenteve.

Ndërkohë për problematikat e zakonshme që qytetarët përballen në trafik, Krasniqi ka theksuar se ata vazhdueshëm përballen me pasiguri të lëvizjes në rrugë.

“Mungesa e përgjegjësisë individuale e secilit pjesëmarrës në trafik dhe mungesa e respektimit të rregullave dhe shenjave të trafikut janë problemet kryesore në qarkullimin rrugor”, ka theksuar tutje ai.

Profesori dhe eksperti i komunikacionit ka potencuar se mungesa e këtyre dy komponentëve “natyrisht” që manifestohet me sjellje joetike dhe me nivelin jo të kënaqshëm të kulturës në trafik.

Profesori, Muhamed Krasniqi

“Si pasojë e veprimeve të tilla, mund të ulet edhe siguria e lëvizjes në rrugë dhe mund të përfundojë me ndonjë aksident rrugor”, ka potencuar tutje ai.

Sipas Krasniqit, të gjitha veprimet e kundërta mund të qetësojnë rrjedhën e trafikut dhe të rrisin sigurinë e lëvizjes, duke shtuar se edukimi luan rol jashtëzakonisht të madh në eliminim e këtyre problemeve në trafikun rrugor.

“Edukimi dhe ngritja e kulturës në një nivel tjetër normalisht që nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet në trafikun rrugor, por thjesht janë çelësi i fillimit të zgjidhjes së aktualitetit jo të kënaqshëm në rrugët e vendit tonë sa i përket sigurisë së lëvizjes”, ka përfunduar profesori dhe eksperti i komunikacionit Muhamed Krasniqi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika