Cramon kërkon nga Lista Serbe të jetë pjesë e zgjedhjeve në veri

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka kërkuar nga Lista Serbe, të marrë pjesë në zgjedhjet komunale në veri të Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka kërkuar nga Lista Serbe që sa më shpejt ta dorëzojë listën e saj zgjedhore në KQZ.

Ajo ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia ta respektojnë marrëveshjen e 27 shkurtit si dhe aneksin e zbatimit të planit evropian.

“Na vjen keq shumë për refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës. Kërkojmë që të dorëzojë listën e saj zgjedhore pa vonesë. Apel për të gjithë aktorët përkatës Kosovës dhe Serbisë për të demonstruar përkushtim ndaj Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe Aneksit si me fjalë ashtu edhe me veprime”, u shpreh Cramon.

Refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje në katër komunat veriore, sipas Cramon, “do t’u mohonte njerëzve në pjesën e veriut të Kosovës të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësues të cilët punojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për komunitetet e tyre”.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika