Bajrami pa familje, Ferdonije Qerkezi gjen ngushëllim te vizitorët

Lufta ai mori katër djemtë e bashkëshortin. Ferdonije Qerkezi nga Gjakova ka rrëfyer emocionet më rasti e festës së Fitër Bajramit. Vizitoret thotë se ia heqin mërzinë në ditë feste

Ferdonije Qerkezi

Është lodhur nga vuajtjet e jetës, por mirësia në fytyrën e saj nuk mungon. Dyert i mban të hapura jo vetëm në rastin e festave.

E vizitorët në ditën e Bajramt i ndihmojnë sadopak që të mos ndihet e vetmuar. Është kjo, Ferdonije Qerkezi, nga Gjakova. Një grua e fortë që nuk u dorëzua, ndonëse lufta ia mori bashkëshortin dhe katër djemtë e saj.

Më një zë gjysmë të dridhur rrëfen kohën kur Bajramet në shtëpinë e saj kishin tjetër atmosferë.

“Sot ka qenë një ndjenjë e veçantë, pasi s’e kam pasur familjen time të ngushtë. Sot ka qenë ministrja Haxhiu, më ka vizituar, dhe kam pasur vizitor të tjerë dhe nuk me kanë lënë vetë edhe pse jam në zemër e vetmuar”.

”Shkonte burri u falte në xhami, pastaj vint bënte Bajram më krejt, kjo ka ndodh para lufte, tash pas lufte ndihem e vetmuar”, ka rrëfyer Ferdonije Qerkezi.

E rrethuar në një shtepi të mbushur më kujtime deri në detajin e fundi, nënë Ferdonija thotë se netët e mëngjeset i zbardh më kujtimet e fjalët e familjarëve që tashmë s’i ka pranë.

“Kam emocione vazhdimisht. Qohem në mëngjes dhe kur bie në gjumë i kam fjalët e kujtimet cka kemi folur, cka kemi biseduar, më bien ndërmend familja ime e ngushtë, për tí pasur afër”, ka thënë ajo.

Dhimbjen e vetminë thotë ia heqin vizitorët e shumtë që në këtë shtëpi shkojnë jo vetëm në raste festash.

“Ka vizitor kohë pas kohe, vizitor që vinë këtu dhe më vizitojnë. Në një formë më lehtëson pasi e ndiej vetën që s’jam e vetmuar”, ka shtuar Ferdonije Qerkezi.

E korridorin e shtëpisë e ka të mbushur më kujtime. Një lule e mbjellë nga dora e djalit të vogël, duket se kishte ngjallur shpresë për Ferdonijen.

Ferdonije Qerkezi

‘’Këtë lule e ka mbjellë djali i vogël Edmondi, e kam ruajtur dhe s’u tha. Gjithë mbaja ymyt që mbasi s’po thahet lulja edhe ai do të jetë i gjallë dikun, por s’ndodhi ashtu. Edmondi mbjelli lulën, por ai nuk erdhi më”,  ka theksuar ajo.

Ndonëse e lodhur nga jeta, Ferdonije Qerkezi, vazhdon të mbajë shpresë që fati i të gjithë të pagjeturëve të zbardhët.

Ajo deri tash ka varrosur dy nga djemtë e saj, përderisa trupat e dy të tjerëve dhe bashkëshortit nuk janë identifikuar ende.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika