Lista Serbe jashtë zgjedhjeve, qytetarët serbë refuzojnë të votojnë

Qytetarët serbë po refuzojnë të dalin të votojnë në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore. Ata, ani se jetojnë në Kosovë, arsyetim për këtë kanë se zgjedhjet nuk janë të organizuara nga Beogradi dhe janë jolegjitime. Sipas njohësve të rrethanave politike në veri, ka gjasa që edhe këto zgjedhje të shtyhen

Lista Serbe

Vendimi përfundimtar i Listës Serbe që të jetë jashtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 23 prillit, ka bërë që edhe qytetarët e nacionalitetit serb të vendosin për pjesëmarrjen e tyre.

Shumë prej tyre në komunat veriore, kur pyeten nëse do të dalin të votojnë të votojnë të dielën e parafundit të muajit tjetër, përgjigjet i kanë të prera – “JO”.

Të tjerë qytetarë serb, kanë tamam edhe arsyetimin e saktë – se mospjesëmarrja e Listës Serbe ka bërë që ata të mos konsiderojnë votimin për përfaqësuesit e tyre.

“Jo, nuk do të votoj sepse këto zgjedhje nuk janë të rregullta. Nëse Lista Serbe do të ishte pjesë e tyre, do të votoja”, ka thënë një qytetar.

“Jo, nuk do të votoj, le t’i rregullojnë gjërat ata që duhet t’i rregullojnë” , ka thënë një tjetër qytetarë.

Të tjerë arsye kanë edhe sugjerimet e Beogradit.

“Atë që thotë Beogradi dhe Lista Serbe do ta bëjmë.  Nëse ata vendosin të votojmë atëherë e bëjmë”, është shprehur një qytetarë.

Për kontroll të Beogradit mbi qytetarët serb të Kosovës, ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Lista Serbe ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore të Kosovës këtë prill. Kjo është një shenjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës. BE-ja duhet të dënojë këtë shkelje të shpejtë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa, sipas ish-Zevendës kryesuesit për Komunitet në Mitrovicën e Veriut, Emir Azemi këto zgjedhje edhe kësaj radhe do ta kenë fatin e atyre të fundvitit të kaluar.

“Në bazë asaj që shihet por edhe duke shikuar të kaluarën këto zgjedhje sigurisht që do të shtyhen prapë për një afat kohor që mund të jetë në qershor që palët me siguri të përgatiten ose të arrihet ajo dakordanca për atë që veç se janë marr vesh në Ohër, nëse palët janë marr vesh që të zbatohet plani franko-gjerman atëherë në prapaskenë me siguri janë marr vesh për zgjedhje në kohë më të përshtatshme”, ka thënë Azemi.

Zgjedhjet në veri fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin me 18 dhjetor por ato u shtynë nga Presidentja, Vjosa Osmani pas sulmeve të vazhdueshme të serbëve në atë pjesë, përfshirë ndaj objektit të KQZ-së dhe Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika