Hoti: Njerëzit janë mashtruar, koalicioni Kurti-Osmani të dalë para qytetarëve me qëndrimet e reja të Qeverisë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar sa i përket dialogut, pasi sipas tij, koalicioni mes kryeministrit Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmanit ka pasur disa kushte të cilat tani bien ndesh në marrëveshjen e arritur në Ohër

Ish-kryeministrti Avdullah Hoti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri aktual Albin Kurti. Fotografi nga arkivi.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti, por kësaj radhe kritika ka bërë edhe ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se se nuk është respektuar asnjë nga shtatë kushtet që Kurti dhe Osmani kanë bërë kur janë futur në koalicion.

Po ashtu, ai duke thënë se Marrëveshja e arritur në Ohër bie në kundërshtim me të gjitha kushtet që Kurti dhe Osmani kanë hyrë në kontratë me qytetarët e Kosovës më 14 shkurt 2021.

“Sa i përket dialogut, koalicioni Kurti-Osmani ka hyrë në kontratë me qytetarët e Kosovës më 14 shkurt 2021 me këto kushte:

-Nuk ka Zajednicë dhe asociacion, siç thoshin “as asi, e as ksi”.

-Nuk ka dialog pa kërkim falje.

-Nuk ka dialog pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

-Rishikim/vlerësim i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme.

-Dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke.

-Reciprocitet me Serbinë në çdo gjë, që vendoset brenda javësh pas formimit të Qeverisë.

Të njëjtat të drejta për shqiptarët në Luginën e Preshevës sikurse për serbët në Kosovë”.

Nga këto kushte, ai ka kërkuar rilegjitimim para qytetarëve pas zhvillimeve të reja.

“Njerëzit janë mashtruar. Duhet mandat i ri bazuar në këtë marrëveshje. Duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve me qëndrimet e reja të qeverisë”, ka deklaruar tutje Hoti.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut arritën pajtim për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit.

Kryeministri Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë rënë dakord për këtë aneks gjatë takimit në Ohër, ndërsa vetë marrëveshjen, të mbështetur nga Bashkimi Evropian, e kanë pranuar në parim gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.

Palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se, pavarësisht se nuk është nënshkruar, ajo është marrëveshje e obligueshme për palët.

Marrëveshja me 11 nene nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika