Kush e zëvendëson Lajçakun pas përfundimit të mandatit?

Zyra e Bashkimit Evropian ka deklaruar se, pavarësisht, se kush do të jetë i emëruari i ri ose a do t'i vazhdohet mandati apo jo Lajçakut, kjo nuk do të ndikojë në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa, nëse do të e zëvendësojë presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, zyra e presidencës sllovene një gjë të tillë e kanë mohuar

Miroslav Lajçak

Miroslav Lajçak do të përfundojë mandatin e tij si i deleguar special i Bashkimit Evropian për dialogun, në fund të gushtit të 2022. Emri i të cilit është përfolur se do të zëvendësojë atë është ai i presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor.

Nga zyra e presidencës sllovene një gjë të tillë e kanë mohuar, kurse BE-ja për RTV Dukagjini kanë thënë se mandati i emisarit nuk ndërlidhet me dialogun.

Kur kishte marrë mandatin si i dërguar i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, diplomati sllovak Miroslav Lajçak kishte deklaruar se Ballkanin Perëndimor gjithmonë e kishte pasur në zemër. Pozita e tij brenda BE-së ishte e para si i dërguar special i Brukselit, për dialogun Kosovë-Serb.

Në fakt ai nuk ishte shumë i dashur për liderët kosovar, veçanërisht, për ish-presidentin Thaçi e ish-kryeministrin Haradinaj. Lajçaku jo shumë shpesh kishte arritur që të ulte në tavolinën e negociatave liderët e shteteve për problemet e të cilave ishte ndërmjetës.

E derisa raportet Kosovë – Serbi, nuk kanë shënuar ndonjë përparim, mandati i Miroslav Lajçakut, po shkon drejt fundit. Mandati i tij do të përfundojë në fund të gushti.

Por, nga Brukseli thonë se një gjë e tillë nuk ndikon në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Peter Stano

“Mandati i EUSR-ve zgjatet/rinovohet me propozim të Përfaqësuesit të Lartë, i cili pasohet nga konsultime dhe procedura standarde ndërmjet Shteteve Anëtare. Dialogu është një proces i lehtësuar nga BE-ja. Procedura standarde për rinovimin e mandatit të EUSR-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor nuk ndikon në vazhdimin e dialogut”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Zyrtarisht nuk dihet ende se a do t’i vazhdohet mandati Miroslav Lajçakut, por në një vend ballkanik që është pjesë e BE-së, është përfolur një emër tjetër. Bëhet fjalë për Borut Pahorin, presidentin aktual të Sllovenisë që po ashtu është në fund të mandatit.

Sipas mediave sllovene, Pahor ka shprehur interesim për të marrë pozitën në të cilën tani është sllovaku, Miroslav Lajçak.

RTV Dukagjini për këtë çështje i është drejtuar zyrës së presidentit slloven. Mirëpo, të njëjtit, kanë mohuar që një pretendim i tillë është i vërtetë.

Borut Pahor

“Pas përfundimit të mandatit të tij, Presidenti Pahor – në përputhje me ligjin – synon të përdorë detyrën e Presidentit të Mëparshëm (Ish). Për momentin, ai nuk po bën asnjë plan për vitin e ardhshëm, pasi gjithë kohën po i kushton punës së tij si President i Republikës së Sllovenisë dhe planifikon të kryejë detyrën e tij si President deri në përfundimin e mandatit të tij më 22 dhjetor”, ka thënë Jan Kovaçiç, Këshilltar i Borut Pahor.

Mirëpo, lakimi i emrit të Pahorit si emisar për dialogun, për njohësit e rrethanave politike në vend po shihet si mundësi e mirë.

Dorajet Imeri

“Mundësia që Pahor të bëhet emisar për dialogun Kosovë-Serbi është mundësi e mirë, kjo për faktin se Sllovenia për Kosovën është shtet mik, dhe po ashtu ka të kaluar të ngjashme me Kosovën. Ndryshe nga Sllovakia, Sllovenia më shumë e mbështet Kosovën në të ardhmen e saj Evropiane”, ka thënë Dorajet Imeri, ligjerues në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.

Aktualisht, edhe pothuajse të gjitha shtetet e QUINT-it, kanë emëruar emisarë speciale për problemet e pazgjidhura në Ballkanin Perendimor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika