Abdixhiku: Gjysmë milion euro humbje në trust çdo ditë, Kurti në gjumë

Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i LDK-së, Abdixhiku ka thënë se nga janari i këtij viti e deri tani, zhvlerësimi i fondeve ka arritur në 36 milionë euro. Ai konsideron se Qeveria e Republikës së Kosovës, drejtuar nga Kurti, nuk gjen as brengën e as kohën të caktojë një Bord

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk gjen kohën, e njëherit nuk ka brengën e të caktuarit një bord drejtues të kursimeve pensionale.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se nga janari i këtij viti e deri tani, zhvlerësimi i fondeve ka arritur në 36 milionë euro.

“Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë. Plot 36 milionë euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjen as brengën e as kohën të caktojë një Bord”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika