Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e Tbilisit të Gjerogjisë.
Krasniqi nuk e fitoi të artën, pasi në finale pësoi nga xhudistja nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova me IPPON.
Kosovarja në gjysmëfinale arriti triumfin ndaj gjermanes Mascha Ballhaus.
Për Distrinë është gara e radhës që e përfundon me medalje. Jashtë podiumit për herë të fundit ka mbetur në nëntor të vitit 2021.
Keldiyorova startoi fuqishëm duke e befasuar xhudisten kosovare.
Brenda minutës së parë realizoi dy aksione të suksesshme për fitoren e madhe. Distria deri në finale ka shkuar me tri fitore me Ippon.
Fillimisht në raundin e dytë e kaloi Charne Grieselin e Afrikës së Jugut.
Amber Ryheul e Belgjikës u mposht nga Distria në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale, xhudistja pejane ishte më e mirë se gjermanja Mascha Ballhaus.
Ndërsa, gjatë këtij viti, Distria Krasniqi është paraqitur në dy gara, ku e para ishte në Grand Slamin e Parisit. Ndërsa, në Gjerogji e mori të argjendtën.