Xhudistja kosovare, Nora Gjakova është mposhtur nga xhudistja serbe, Marica Perisic.
Kështu ajo do kthehet në Kosovë me medaljen e argjendit si vendi i dytë.
Në raundin e dytë të kategorisë deri 57 kilogramë, Nora të premten e mposhti xhudisten e Guinesë, Mariana Esteves. Ndaj saj fitoi me Ippon.
Me uazari, në raundin e tretë e mposhti mongolen Ichinkhorloo Munkhtsedev. Po me uazari në çerekfinale e kaloi gjermanen Pauline Stark.
Ndërkohë në gjysmëfinale, Nora e mposhti bartësen e parë dhe kampionen e botës nga viti 2021, kanadezen Jessica Klimkait. Kanadezja mori tri dënime dhe kështu Nora Gjakova fitoi me Ippon. Nora ishte bartësja e katërt.
Ajo ka dëshmuar se po kthehet në formën e duhur për Botëror, ndërsa i ka fituar 700 pikë të rëndësishme në ranglistën botërore.
Në Tbilisi të shtunën garon Laura Fazliu, ndërsa të dielën Loriana Kuka.