PSD-ja gjatë të shtunës së 25 Amrit do të protestojë në shenjë mospajtimi për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Ndërkaq, anëtari i kësaj partie, Zgjim Hyseni ka publikuar disa nga patrullat e protetës që do të mbahet të shtunën.
Në njërën nga parullat shkruhet “Mjeshtër i ‘Zajedncës” zajedniçar”, dhe një një foto tjetër ata e kanë vendosur disa postere me fytyrat e kryeministrit, Albin Kurti, kryeparlamentarit, Glauk Konjufca dhe zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, të paraqitura si karakteri i animuar “Pinokio”, i cili si personazh sa herë që gënjen i rritet hunda.