Në 24 marsin e vitit 1998 fshati Gllogjan i Decanit ishte rrethuar nga forcat serbe.
Por, ky nuk ishte qëllimi i vetëm i tyre. Ata kishin synuar sulmin mbi familjën Haradinaj.
Ata depërtuan në oborr por rezistenca e UCK-së I bëri të zbrapsesin.
Këto momente I kujton freskët, Bujar Haradinaj që ishte pjesë e kësaj beteje frontale.
Bujar Haradinaj, ish-luftëtar ka thënë se “Janë kanë mbi 5 mijë forca serbe, ka pas autoblinda, tanke dmth granizonet janë ardh nga Peja, Decani, ata nuk kanë depertu me hi te na por janë vra Agroni edhe Gazmendi me snajper ndërsa vllau Hima është plagu rëndë, I ka marr armët e ktyne dyve dhe ka fillu nja 5 km poshtë edhe ka ndrru jetë nga plagët që I ka marr”.
Ai kujton edhe momentin e plagosjes së ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që në atwë kohwë ishte udhëheqës i luftës në Dukagjin.
“Është plagu rëndë, është plagu në pjesën e kofshës dhe në dorë edhe problemi ishte qysh me ndal gjakëderdhjen, edhe unë isha I ri. Por e di që të vjetrit na thojshin me përdor djathë, e kemi gjetë do djathë edhe ja kemi vendos në plag të Ramushit edhe ja kemi lidhë”, ka thënë Haradinaj.
Pjesë e luftimeve në zonën e Gllogjanit ishte edhe invalidi i luftës, Isuf Vakagjaj.
Ai flet për rëndësinë e kësaj zone në periudhën e luftës së fundit në Kosovë.
Isuf Vukagjaj, ish-luftëtar është shprehur se “Në Gllogjan filloi rezistenca ku forcat serbe nuk e filluan për së mbari. Beteja e Gllogjanit u thellua edhe në rrethinat e tjera, duke filluar nga Baballoqi, Rastalica, Prelepi dhe Carableku”.
Dëshmorët e parë të kësaj beteje ishin Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj e Himë Haradinaj.