Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit për KPK-në.
“Partia Demokratike e Kosovës edhe njëherë dëshmoi se ju shërben interesave të qytetarëve e të shtetit tonë, duke mbrojtur rendin kushtetues përkundër tentativave të Qeverisë Kurti për ta shkelur atë”, ka shkruar Krasniqi.
Kreu i PDK-së ka theksuar se Gjykata Kushtetuese ju ka dhënë këtë të drejtë, “duke e shpallur si anti-kushtetuese përpjekjen e Kryeministrit Albin Kurti për ta vënë nën kontroll dhe për ta cënuar integritetin dhe profesionalizmin e Këshillit Prokurorial të Kosovës”.
“Ngjashëm si në këtë rast, do ta kundërshtojmë secilën nismë qeveritare që synon t’ia nënshtrojë të drejtën diktatit të një njeriu dhe qëllimeve autoritare të këtij pushteti”, ka shkruar tutje Krasniqi.