Kush është fajtori që nuk u unifikuan shqiptarët e Preshevës si në zgjedhjet kaluara?

Ish-deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dhënë disa arsye pse shqiptarët nuk u bën bashkë për të fituar 3 deputetë. Ai ka thënë se, kryetari aktual i Preshevës nuk ka dashur që me subjektin e tij të marrë pjesë në takimin në Qeverinë e Kosovës ku është tentuar që të unifikohen shqiptarët  e Luginës së Preshevës

Shaip Kamberi

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PDD), Shaip Kamberi, njëkohësisht, pretendent për deputet në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se kanë tentuar që të arrijnë marrëveshje bashkëpunim me Alternativën për ndryshim, për të garuar së bashku me një listë të përbashkët zgjedhore në zgjedhje nacionale të Serbisë, duke synuar që të fitojnë më shumë vende në Kuvendin e Serbisë.

“Siç e kemi pasur në të kaluarën, por nuk është arritur për shkak se kryetarit të APN-ës, Shqiprimi Arfi, nuk ka ardhur në dy takime, në të cilat e kemi lajmëruar përmes telefonit”, ka thënë Kamberi në emisionin Debat Plus në RTV dukagjini.

Sipas Kamberit, situata ka ndryshuar nga ajo 2020-tës, kur kanë arritur t’i marrin tre deputetë. Tani, sipas tij, me ndryshmet e ngritjes së pragut është e vështirë të bëhet një deputet e lëre më tre. Ai ka bërë një llogaritje që, sipas tij, këto vota duhet t’i arrijë një subjekt politik për ta arritur një vend në Kuvendin e Serbisë.

“Për një deputet ka qenë 8 mijë e 300 vota, tash duhen 13 mijë e 700 vota për ta kaluar një deputet, gjithë kjo është për shkak të daljes së madhe në zgjedhjet e fundit në Serbi, është ngritur edhe pragu”, ka bërë të ditur ai.

Ai ka thënë se nuk kanë humbur vetëm komuniteti shqiptar vende në Parlamentin e Serbisë, por edhe komunitet tjera.

“Nuk kemi humbur vetëm ne, por nga dy deputetë i kanë humbur edhe komunitete tjerat siç janë, hungarezët dhe boshnjaktë. Natyrisht se me këtë dalje të ulët që patëm për shkak edhe të asaj se zgjedhjet parlamentare janë mbajtur pas zgjedhjeve lokale. Presheva nuk e ka pasur traditë që të dalin në zgjedhje”, ka thënë Kamberi.

Kamberi gjithashtu ka treguar edhe fakte që, sipas tij, janë të pamundura në bazë të këtij rezultati të fitohen më shumë deputetë. Ai gjithashtu shpalosi votat që ka marrë në zgjedhjet e fundit.

“Ne Bujanovc i kemi marrë 6 mijë e 600 vota, në Preshevë kemi marrë 2 mijë e 400 vota  në Medvegjë, kemi marrë dikund 300 vota, në tërë territorin e Serbisë që i kemi pasur tradicionalisht 2 mijë vota, në këto zgjedhje kemi marrë vetëm 800 vota. Edhe po t’i kemi edhe votat e Alternativës, 3 mijë e 300 vota e tyre, edhe 13 mijë e 600 tona, është e pamundur të fitohet mandati i dytë”, ka thënë Kamberi.

Ai është shprehur se për shkak të ndryshimeve që ka bërë shteti serb, tani për ta fituar vetëm një deputet duhen mbi 13 mijë vota.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika