Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arlind Manxhuka rrëzimin e e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese e ka lidhur me fitoren e partisë së tij, më 14 shkurt 2021.
Ky vendim i Kushtetueses erdhi, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së, gjatë viti të kaluar.
Sipas Manxhukës, këta (PDK e LDK) mund t’i sabotojnë dhe vonojnë reformat në drejtësi, por nuk mund të kthejnë mbrapsht, 14 shkurtin e vitit 2021, e që është fitorja e zgjedhje nga ana e VV-së.
“Këta mund të sabotojnë e vonojnë reformat në drejtësi, por një gjë nuk mund ta kthejnë mbrapshtë, 14 shkurtin 2021. Aty është përcaktuar dhe vulosur vullneti i këtij populli për drejtësi”, ka shkruar Manxhuka ne Facebook.