Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë viziton Luginën e Preshevës

Një delegacion i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë ka vizituar Luginën e Preshevës, dhe është takuar me drejtues të institucioneve e me lider politikë

Një delegacion i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë ka vizituar Luginën e Preshevës, dhe është takuar me drejtues të institucioneve e me lider politikë.

Ky delagacion ka zhvilluar takim me deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe përfaqesuesit politikë e drejtuesit e institucioneve vendore të Luginës.

“KASH u informua nga mikëpritesit për sfidat dhe problematikat shumë tē vështira, nëpër të cilat po kalojnë shqiptarët e Luginës, duke filluar me zbatimin absurd dhe diskriminues të ligjit për pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave të Kosovës dhe burokracirat e panumërta për njohjen e atyre të Shqipërisë, diskriminimin në punësimet në institucionet shtetërore në favor të serbëve, mungesën e vëmendjes dhe investimeve shtetërore, zhvendosjen e gjykatës nga Presheva, etj”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas KASH-it, të gjitha këto kanë sjellë një diskriminim dhe dhunë raciale apo etnike.

“Përfaqësuesit e Luginës parashtruan edhe një sërë kërkesash dhe verejtjesh ndaj qeverive të Republikës së Shqiperisë dhe të Kosovës. Ata kërkuan më shumë vëmendje, sensibilizim të situates së tyre, trajtim reciprok të të drejtave të tyre me ato të serbëve në Kosovë, përfshirjen e problematikës së shqiptarëve të Luginës në bisedimet Kosovë – Serbi, krijimin e një fondi kombëtar solidariteti të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për investime në Luginë, hapjen e një konsullate të Shqipërisë në Bujanovc”, thuhet tutje në këtë komunikatë për media.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është shprehur se i aprovon dhe e mirëkupton përshkrimin e gjendjes dhe kërkesat e përfaqesuesve të Luginës.

“KASH shfrytëzon rastin të falënderojë Dr. Dergut Aliun, z. Marco Salihu dhe z. Fadil Selmani, anëtarë të Bordit Këshillimor, nga Lugina e Preshevës, për ndihmën e tyre të çmuar në realizimin e kësaj vizite”, vijon komunikata për media.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika