Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten pas një mosmarrëveshjeje.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në Klinë.
“DHUNË NË FAMILJE/ Klinë 24.03.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raport.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.