Një grua nga Komuna e Skenderajt ka raportuar se vajza e saj, e cila ka qenë duke fjetur, dyshohet se ka ndërruar jetë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 06:33 në fshatin Kosterc, Skenderaj.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.