I vodhi 63 copë drita solare, arrestohet i dyshuari

Raporti 24-orësh i PK-së bën të ditur se me vendim të prokurorit, kryesi i veprës është dërguar në mbajte. Rasti kishte ndodhur në shkurt të këtij viti

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ngase kishte vjedhur 63 copë drita solare nga një tjetër kosovar, më 28 shkurt të këtij viti.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë.

“SHPËRDORIM I PASURISË SË HUAJ/ Rr. Jusuf Gërvalla, Prishtinë 28.02.2023-09:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lart-cekur i ka vjedhur ankuesit mashkull  kosovar 63 copë drita solare”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, kryesi i veprës është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika