Aksident në Pejë, një person në gjendje të rëndë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ndodhi të hënën e dy majit në fshatin Baran të Pejës, derisa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë

Foto nga arkivi

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi të hënën e dy majit në fshatin Baran të Pejës, derisa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Kështu ka thënë për RTV Dukagjinin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

”Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Baran të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona. Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, kjo datë përkon edhe me një ngjarje tjetër, ku një 26-vjeçar, e ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri, të hënën e dy majit në fshatin Greikoc të Komunës së Suharekës.

Ilustrim

Këtë për RTV Dukagjinin, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka theksuar se rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

Ai ka thënë se përkundër përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë viktimën, i njëjti, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Prizrenit.

Kjo pasi afër shtëpisë së viktimës është gjetur një armë e tipit AK-47, që dyshohet të jetë përdorur në këtë ngjarje.

Ndryshe, të hënën e dy majit, Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e dy personave në fshatin Gllobar të komunës së Drenasit, si pasojë e një aksidenti trafiku.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka theksuar se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Gllobar, të komunës së Drenasit. Nga informatat e para, bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident, dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime”.

Sipas Borovcit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkaq të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Qëllohet me armë zjarri, vdes një 26-vjeçar nga Suhareka

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika