Protesta kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e organizuar nga Partia Socialdemokrate dhe e paralajmëruar për ditën e shtunë ka filluar.
Në këtë protestë PSD-ja ka larguar flamujt e Kosovës dhe i ka vendosur flamujt e bardhë te Qeveria e Kosovës.
Sipas kreut të kësaj partie, Dardan Molliqaj, kjo është bërë për të simbolizuar dorëzimin e kryeministrit të vendit Albin Kurti.