Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së sotme të mbajtur në Prishtinë.
“Policia e Kosovës me njësitet e saja ishte e angazhuar për të siguruar mbarëvajtje të protestës, në mënyrë që ajo të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Policia njofton se protesta e organziuar nga PSD-ja është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident, derisa protestuesit kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e qeverisë.
“Aty janë realizuar disa aktivitetet të protestuesve, të cilat janë realizuar pa ndonjë incident”, thuhet tutje në komunikatën e Policisë.