Ndesha mes Izraelit dhe Kosovës është ende pa gola, gjersa po shënon minuta e 25-të
Përfaqësuesja e Kosovës dhe e Izraelit kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e parë kualifikuese të “Euro 2024”, për Grupin I.
Kosova: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Dresevic, Muslija, Celina; Zhegrova, Muriqi, Rashica.
Izraeli: Omri Glazer, Desa, Shlomo, Vitor, Leidner, Lavie, Peretz, Gloch, Haziza, Solomon, Weissman.
Ndeshja në mes të dy grupeve pritet të nisë nga ora 18:00.
Selektori i Kosovës, Alain Giresse, ka thënë se Kosova është përgatitur dhe se njëherit, synon që ndeshjen ta përmbyllë me një fitore.
Përfaqësuesja e Kosovës të premten ka udhëtuar për në Izrael, gjersa pasdite ka zhvilluar stërvitje në stadiumin ku luhet ndeshja.