“Qeveria duhet të marrë masa urgjente”, Shahini: Rënia ekonomike në 3%, shkaku i mungesës së investimeve kapitale dhe bllokimit të parave

“Janë rreth 760 milionë euro të cilat tashmë janë më tepër e që Qeveria nuk ka ditur t’i shpenzojë dhe nuk po i shpenzon. Kjo nuk është për mburrje se 'ne kemi para dhe nuk po i shpenzojmë’. Por kjo është një mangësi, pasi po marrim para nga qytetarët dhe nuk kemi projekte për t’i shpenzuar”

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, i vlerëson shqetësuese parashikimet se rritja ekonomike do të jetë vetëm rreth 3 për qind në vitin 2023.

Në një bisedë me EO, Shahini thotë se Qeveria Kurti po mburret për rritjen e të hyrave në buxhet, por në fakt ato para janë “ngujuar”, pasi nuk ka investime kapitale dhe qarkullim të parasë.

Teksa ka folur për rritjen e të hyrave nga TVSh-ja, Shahini e sheh këtë si normale për shkak të rritjes së çmimeve.

“Është e vërtetë se janë shtuar për shkak të rritjes të bazë së importeve, rritjes së çmimeve të ndryshme dhe me automatizëm rriten të hyrat nga TVSh-ja, dogana dhe shërbimet e tjera”.

“Kur kihet parasysh se gjatë kësaj kohe ne vetëm kemi pasur shtrenjtim të çdo sektori, të çdo produkti, të çdo shërbimi dhe në këto shërbime është paguar TVSh-ja dhe tatimi në fitim, dhe kjo ka ndikuar dukshëm pozitivisht në rritjen e të hyrave në buxhetin e Kosovës, por edhe në buxhetin i cili është duke u mbajtur nëpër banka dhe nuk është duke u shpenzuar”.

“Janë rreth 760 milionë euro të cilat tashmë janë më tepër e që Qeveria nuk ka ditur t’i shpenzojë dhe nuk po i shpenzon. Kjo nuk është për mburrje se ‘ne kemi para dhe nuk po i shpenzojmë’. Por kjo është një mangësi, pasi po marrim para nga qytetarët dhe nuk kemi projekte për t’i shpenzuar”.

“Në momentin kur kemi më shumë të hyra sesa projeksioni buxhetor, atëherë në këtë vit ishte dashur të shikohen ose të ulen taksat për disa shërbime ose të rriten mundësitë e investimeve kapitale, në mënyrë që këto para të mos mbesin të paqarkullueshme, por të hyjnë në qarkullim. Kjo në formë zingjirore e rrit dhe i dyfishon të hyrat për buxhet dhe për biznes”.

Sipas tij, rënia ekonomike nga 10.7 për qind sa ishte në vitin 2021, i cili ishte vit i hapjes pas pandemisë, ra në rreth 3 për qind në vitin 2022, pikërisht për mungesë të investimeve kapitale.

“Flasim për një ekonomi e cila kryesisht varet nga importi, dhe këtë vit për herë të parë Kosova ka një eksport mbi 850 milionë euro, që ky është produkt i bizneseve të Kosovës që kanë gjetur mundësi dhe tregje, kemi rritje të importeve nga të gjitha anët, kemi rritje të të hyrave nga buxheti për shkak të rritjes së bazës, kemi rritje të shërbimeve të të gjitha produkteve, të rritjes së energjisë pothuajse dyfish e që kjo e ka dobësuar shumë fuqinë blerëse”, u shpreh Shahini.

“Kemi tendencë të rritjes së ikjes së qytetarëve nga Kosova e që mesatarisht gjatë këtyre dy viteve neve vetëm me dokumentacion na kanë ikur mbi 100 mijë qytetarë që kanë marrë viza pune dhe ata janë njerëz profesionalë, shumica prej tyre. Kjo neve na bën që Kosova të mos jetë një vend aq i përshtatshëm për të jetuar, por qytetarët e Kosovës po kërkojnë vazhdimisht vend për të jetuar”.

“Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa urgjente që krahas rritjes së shërbimeve të çmimeve të shikojë rritjen e standardit jetësor, gjithsesi duke futur paranë në qarkullim, duke mos e ruajtuar atë, por duke e investuar në projekte kapitale që në mënyrë zingjirore kjo do të ndikojë pozitivisht në rritjen e ekonomisë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika