Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 raste të dhunës në familje.
Në raportin 24 orësh të policisë, tri raste janë raportuar nga drejtoria rajonale në Prishtinë.
“Prishtinë 25.03.2023 – 09:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se djali i tij që është me terapi, pasi ka çrregullime psikike, është bërë agresiv dhe ka filluar të bërtasë nëpër shtëpi, duke i kanosur anëtarët e familjes. I dyshuari është arrestuar, pas trajtimit mjekësor në klinikën e Psikiatrisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 25.03.2023-13:30. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor, pasi që e njëjta dyshohet se ka pas një mosmarrëveshje verbale dhe është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Graqanicë 25.03.2023-10:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike ndaj saj dhe e njëjta ka frikë të jetojë me të njëjtin. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërkaq, dy raste janë raportuar nga drejtoria rajonale në Ferizaj, ku njëri nga rastet përveç si dhunë në familje, është cilësuar edhe kanosje.
“DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE; Shtërpcë 25.03.2023-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur viktimën mashkull kosovar, djalin e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ferizaj 24.03.2023 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Gjithashtu, dy raste të dhunës në familje janë raportuar edhe nga drejtoria rajonale e Prizrenit.
“Prizren 25.03.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Suharekë 25.03.2023-19:17. Dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovar/e-bashkëshortë të dytë me çrregullime mendore, janë intervistuar, pasi të njëjti kohë pas kohe ofendohen dhe sulmohen mes veti. Me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.
Ndërsa, një rast është raportuar nga drejtoria rajonale e Gjakovës.
“Gjakovë 25.03.2023 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Gjithashtu, një rast është raportuar edhe nga drejtoria rajonale e Mitrovicës – Jug.
“Mitrovicë 25.03.2023-15:58. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje verbale, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”.