Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe.
Pas homazheve, Osmani ka thënë se plagët e Krushës së Madhe janë ende të hapura, fati i Uksin Hotit është ende i pazbardhur sikur i 64 banorëve të Krushës, por që Kosovë nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi.
“Plagët e Krushës së Madhe janë ende të hapura, fati i Ukshin Hotiti mbetet ende i pazbardhur, i tillë mbetet edhe fati i 64 banorëve të tjerë të Krushës së Madhe. Sot dhe gjithnjë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, dhe fati i tyre të zbardhet”, ka thënë Osmani.
Osmani ka theksuar se Kosova ka bërë luftë të drejtë, ndërsa Serbia ka kryer gjenocid, e Kosova duhet ta mbrojë këtë të vërtetë.
“Ne duhet të angazhohemi që ta mbrojmë të vërtetën që po tentohet të tjetërsohet. E vërteta është një dhe vetëm një, Kosova bëri luftë të drejtë, ndërsa Serbia kreu gjenocid ndaj Kosovës. Krusha e Madhe është një nga rrëfimet më të tmerrshme të vendit tonë”, ka thënë Osmani.