Rama: Agresioni kriminal ndaj Top Channel kërkon një përgjigje të qartë nga organet ligjzbatuese

Kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në televizionin Top Channel pak orë pas mesnate

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku roja e sigurimit në televizionin Top Channel humbi jetën mbrëmjen e djeshme.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama ka thënë se agresioni kriminal ndaj televizionit kombëtar duhet të marrë një përgjigje të qartë nga organet ligjzbatuese.

“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese”, ka shkruar Rama.

Po ashtu, ai i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit dhe gjithë bashkësisë së Top Channel, e cila sipas tij, meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues.

Gjithashtu, për këtë rast ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po ashtu u ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese që të zbardhin sa më parë dhe me përgjegjësinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.

Televizioni shqiptar, Top Channel, është përballur me një situatë të rëndë mesnatën e së dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të rojës së sigurimit nga persona ende të paidentifikuar.

Roja i sigurisë, Pal Kola, ka humbur jetën, pasi u qëllua me armë rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta.

Në autostradën e Kavajës, te vendi i quajtur “Përroi i Agait”, është gjetur një automjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve. Sipas informacioneve, targat e automjetit rezultojnë të vjedhura.

Policia është në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika