Ka filluar paraqitja e provave dhe dëshmive në rastin e Pjeter Shalës në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Pra, dëshmitari i parë ka filluar të japë dëshminë e tij kundër Shalës.
Dëshmitari do të ketë masat mbrojtëse ndaj tij dhe nuk do të zbulohet asnjë informacion konfidencial.
Seanca me kërkesë të Prokurorit ka kaluar për pak çaste në seancë private, për shkak të informacionit konfidencial, por prapë ka filluar me seancë publike. Pra, kjo është një nga masat mbrojtëse ndaj dëshmitarit.
Kërkesa e mbrojtjes së Pjetër Shalës
Mbrojtja e Shalës ka kërkuar që të Prokuroria e ZPS-së të ju japin një dokument që përfshinë emra fshatrash dhe pseudonime, pra dokument konfidencial, që të mund të vazhdohet seanca publike dhe të mos kalohet në atë private, për cdo rast ku mund të ketë informacion kofindencial, që të jetë me e lehtë dhe më e shpjetë.
Këtë propozim e ka refuzuar prokurori.
“Nuk besoj që do të fitojmë kohë në këtë mënyrë, pasi informatat që do t’i marrim në seanca private janë shumë të kufizuara, nga ana tjetër ndoshta kjo gjë duhet të ishte përgatitur paraprakisht, tash nuk më duket e nevojshme”, ka theksuar prokurori.