Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Kijevë të Gjakovës, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar dy automjete, ngasësit e të cilave, në rrugën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 kilometra në orë, po zhvillonin shpejtësi prej 218 kilometrash në orë dhe 226 kilometrash në orë.
Me këtë rast, policia dy drejtuesve të automjeteve u ka shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, tre pikë negative, si dhe marrjen e patentë shoferit për tre muaj.
“Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj dy drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar gjoba prej 300 eurosh, 3 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për tre (3) muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.