Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar zyrën rajonale të Shërbimit Sprovues të Kosovës në Ferizaj, të hënën e 27 marsit.
“Ministrja Haxhiu u prit në takim nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës, z. Arsim Tahiri si dhe nga udhëheqësja e drejtorisë rajonale e SHSK-së në Ferizaj, znj. Fusharza Kelmendi, me ç’rast e njoftuan ministren me të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet Shërbimi Sprovues i Kosovës si dhe falënderuan atë për përkrahjen e vazhdueshme me qellim të avancimit të mëtejmë të punës në SHSK”, njofton Ministria e Drejtësisë.
Ministrja Haxhiu ka shprehur vlerësimin e saj për angazhimin me përgjegjësi dhe profesionalizëm të treguar nga ana e zyrtarëve të Shërbimit Sprovues.
Në këtë vizitë Haxhiu ka theksuar se mbetet e përkushtuar që “bashkërisht me akter relevant të ofroj përkrahjen e nevojshme me qëllim që shërbimet e ofruara të parapara me ligj të jenë në nivelin më të lartë”.